
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkopetit, në Mat, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur në lumë.
Sipas burimeve nga policia, i riu ishte duke u larë së bashku me disa kushërinj, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është zhytur në ujë, pa mundur të dalë më në sipërfaqe. Trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët e zonës, ndërsa shërbimet policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur komunitetin lokal. Familjarët e viktimës janë në gjendje të rënduar emocionale.