
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të shtunës ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimeve nga mediat italaine mësohet se i riu u përplas për vdekje nga një tren.Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e miqve të 19-vjeçarit. I riu po kalonte në anën tjetër ku u përplas nga treni. Mendohet se ai ndoshta nuk e pa trenin që po vinte në drejtim të tij ose ndoshta e pa nga larg dhe provoi të kalonteme idenë se mund t’ia dilte në kohë. \
19-vjeçari italo-shqiptar vdiq menjëherë. Mjekët mbërritën në vendngjarje me një ambulancë dhe një makinë mjekësore, si dhe zjarrfikësit me dy automjete speciale të llojit që përdoren në rast aksidentesh hekurudhore. Zjarrfikësit u përballën me një skenë të tmerrshme, ata nxorën trupin plotësisht të coptuar nga treni.
Hetuesit po shqyrtojnë dëshmitë e miqve dhe imazhet nga kamerat e sigurisë së stacionit. Në atë kohë, duket se nuk kishte udhëtarë të tjerë që prisnin trenat në stacion. Vetëm ai grup i vogël miqsh që me sa duket u takuan në nënkalimin e stacionit.