Murtaja te bagëtitë e imta, ndalohet shitja dhe lëvizja e dhenve e dhive në të gjithë territorin e Shqipërisë

Për shkak të përhapjes së sëmundjes së murtajës te bagëtitë e imta, autoritetet veterinare shqiptare kanë ndërmarrë masa të menjëhershme parandaluese, duke ndaluar përkohësisht lëvizjen dhe tregtimin e dhenve dhe dhive në të gjithë vendin.

Sipas vendimit të ri, ndalohet çdo lëvizje e kafshëve të llojit dhen dhe dhi nga një fermë në tjetrën, shtegtimi dhe kullotja në zona të hapura, si dhe tregtimi i tyre në tregje, panaire, mjedise të hapura apo grumbullime të tjera në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përjashtim nga ky ndalim bën vetëm transporti i këtyre kafshëve drejt thertoreve, i cili lejohet vetëm nëse shoqërohet me certifikatë shëndetësore veterinare të lëshuar nga veterineri zyrtar.

Masa ka për qëllim të frenojë përhapjen e murtajës, një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse dhe me pasoja të rënda për bagëtinë, duke mbrojtur në këtë mënyrë shëndetin e kafshëve dhe ekonominë blegtorale. Autoritetet apelojnë për bashkëpunim dhe respektim të rregullave nga të gjithë fermerët dhe tregtarët