Aksident në aksin Fier–Lushnjë, makina merr flakë pas përplasjes, tre pasagjerë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier–Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete me drejtues K. E., 24 vjeç dhe D. T., 55 vjeç, të dy banues në Fier.

Përplasja mes dy mjeteve ka rezultuar me dëmtime të tre pasagjerëve që ndodheshin në automjetin e drejtuar nga D. T.: shtetasi G. K., 68 vjeç, shtetasja S. J., 44 vjeçe dhe shtetasja O. K., 54 vjeçe. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Pas përplasjes, automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në rrugë, sidomos gjatë orëve të vona të natës