Zjarri në Qeparo vihet nën kontroll pas ndërhyrjes ajrore dhe tokësore, shmangen dëmet për banorët dhe mjedisin.

Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që shpërtheu mesditën e sotme në Qeparo u shua plotësisht. Flakët morën përmasa të mëdha për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë vaji.

Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri, me helikopterin Black Hawk të Forcës Ajrore dhe zjarrfikësit në terren, neutralizoi vatrën aktive dhe shmangu dëmet më të rënda.

Falë bashkërendimit të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror u garantua mbrojtja e mjedisit dhe siguria e banorëve.

AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes maksimal dhe raportimin e çdo zjarri të vogël