
Një ngjarje tragjike tronditi lagjen Lachine në Montreal, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar humbën jetën në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat, nga Kosova, janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj Elon.
Policia dhe ndihmësit mjekësorë arritën në vendngjarje rreth orës 21:35, por nuk mundën t’i shpëtonin viktimat. Hetimet tregojnë se nuk ka element kriminal dhe ngjarja është aksidentale.
Dyshohet se djali ra fillimisht në pishinë, ndërsa nëna u hodh për ta shpëtuar, por nuk dinte të notonte. Fqinjët dhe komuniteti shqiptar në Montreal janë thellësisht të pikëlluar.
Hetimi i mjekut ligjor vazhdon për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të dhënë rekomandime për parandalimin e fatkeqësive të ngjashme.