Izraeli sulmon Iranin, godet udhëheqjen ushtarake; Lindja e Mesme në tension për hakmarrje dhe rrezik lufte rajonale.

Izraeli ka nisur sulme të paprecedentë ndaj Iranit, duke synuar programin bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë. Kryeministri Netanyahu deklaroi se operacioni do të vazhdojë për shumë ditë.

Në sulme u vra Gjenerali Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike dhe një nga figurat më të fuqishme të Iranit.

Sulmi ka zhytur Lindjen e Mesme në një situatë pasigurie dhe rrit rrezikun e një konflikti rajonal, ndërsa Izraeli përgatitet për hakmarrjen e Iranit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA nuk është përfshirë në sulme dhe theksoi se prioriteti është mbrojtja e forcave amerikane në rajon