Fier: Arrestohet 31-vjeçari për dhunë ndaj bashkëshortes, referohen raste për sherr familjar .

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Fierit arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Lushnjës referuan materialet në Prokurori për shtetasit Xh. Z., 75 vjeç, dhe F. B., 46 vjeç, të banues në fshatin Ardenicë. Ata dyshohen se për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht, ku Xh. Z. ka goditur me sende të forta nënën e 46-vjeçarit, ndërsa ky i fundit e ka goditur me grushte.

Po ashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar në Prokurori shtetasin A. H., 28 vjeç, dhe një 16-vjeçar, pasi janë kapur duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi.

Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme ligjore.