
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Saukut, në segmentin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, duke alarmuar banorët e zonës dhe kalimtarët. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulanca dhe forcat e policisë.
Sipas burimeve paraprake, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit apo identiteti i të dëmtuarit.
Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes dhe mbledhjen e provave në terren. Lëvizja në segmentin ku ndodhi aksidenti është vështirësuar përkohësisht.