
Një prift françeskan ka rrëfyer disa ngjarje të jashtëzakonshme që, sipas tij, kanë ndodhur në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Ai tregon se ka parë me sytë e tij shërimin e një gruaje që vuante nga probleme të rënda mendore. Pas disa të martash rresht lutjesh të familjarëve të saj, ajo u përmirësua plotësisht dhe sot jeton një jetë të qetë me familjen e saj.
Ndër rastet më prekëse që ndau është ai i një gruaje të verbër, e cila, sipas tij, pas lutjeve ka rifituar shikimin dhe vazhdon të jetojë në gjendje të mirë shëndetësore.
“E kam parë vetë si e sëmurë dhe pastaj kur u shërua. Ishte një transformim i vërtetë,” tregoi ai