Fier – Kamionçina merr flakë në ecje, dyshohet shkëndijë elektrike

Një incident është regjistruar rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, ku një automjet tip kamionçinë ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Mjeti drejtohej nga shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë. Për fat të mirë, nga ngjarja nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.