Fermerët pa subvencione: mungojnë certifikatat e pronësisë, kërkohet urgjentisht azhornimi i tokav

Fermerët pa subvencione: mungojnë certifikatat e pronësisë, kërkohet urgjentisht azhornimi i tokave

Një numër i madh fermerësh në të gjithë vendin po mbeten jashtë skemave të subvencionimit të ofruara nga qeveria, për shkak të mungesës së dokumentacionit ligjor për pronësinë e tokës. Një ndër problemet më të mëdha është pikërisht abuzimi dhe neglizhenca në procesin e azhornimit të tokave, një proces që prej vitesh nuk është kryer siç duhet në shumë zona rurale.

Shumë prej këtyre fermerëve punojnë prej dekadash mbi parcela toke që i konsiderojnë si të tyrat, por për të cilat nuk kanë certifikata të vlefshme pronësie. Kjo i përjashton automatikisht nga përfitimi i subvencioneve shtetërore, projekteve të zhvillimit rural apo mbështetjes me naftë dhe inpute bujqësore.

Specialistët e bujqësisë dhe përfaqësues të shoqatave të fermerëve japin alarmin se nëse azhornimi i tokave nuk bëhet urgjentisht dhe nga e para, situata do të përkeqësohet edhe më tej, duke thelluar hendekun midis fermerëve të vegjël dhe investimeve në bujqësi.

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet përkatëse për të nisur një proces të përgjithshëm të rregullimit dhe pajisjes me dokumente ligjore të pronësisë, në mënyrë që fermerët shqiptarë të mos penalizohen më për gabime burokratike apo mungesë vullneti institucional.

Në kushtet kur bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit, zgjidhja e kësaj problematike është jo vetëm emergjente, por edhe strategjike për zhvillimin afatgjatë të fshatit shqiptar