
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një foshnjë 5-muajshe shqiptarë ka humbur jetën pasditen e së dielës. Nëna e foshnjës, 37 vjeç, u paraqit në Qendrën Shëndetësore në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me shenja të mavijosjeve në trup, ndërsa foshnja nuk kishte shenja jete.
Foshnja u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht u shpall e vdekur. Pas ngjarjes, nëna dhe babai i foshnjës, 43 vjeç, janë arrestuar dhe ndodhen në Stacionin e Policisë së Parosit, nën hetim për rrethanat e vdekjes së foshnjës.
Autoritetet kanë ngritur një çështje penale dhe po presin rezultatin e ekspertizës mjeko-ligjore për të sqaruar shkaqet e vdekjes së foshnjës. Sipas informacioneve paraprake, familja, që ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në det herët në mëngjes dhe ishte kthyer në mesditë. Foshnja ndërroi jetë pasdite, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e goditjes nga nxehtësia.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masa ligjore ndaj përgjegjësve.