
Apel prekës nga prindërit e Guido Dervishllarit: Ndihmoni për shpenzimet e varrimit të të birit 19-vjeçar
Guido Dervishllari, një 19-vjeçar nga fshati Rrëmenj, u gjet i vetëvarur në kodra, duke tronditur familjen dhe komunitetin me aktin e tij ekstrem. Humbja tragjike e djaloshit ka lënë pas një dhimbje të pamatë tek prindërit, të afërmit dhe miqtë e shumtë që e kujtojnë si një djalë të dashur dhe plot jetë.
Përballë kësaj tragjedie të rëndë, familja e Guidos po përjeton jo vetëm dhimbjen e thellë shpirtërore, por edhe një barrë të rëndë ekonomike për të përballuar shpenzimet e varrimit dhe ceremonisë mortore.
Të afërm dhe miq të familjes kanë hapur një faqe në “GoFundMe” për të mbledhur ndihma financiare që do të shkojnë të gjitha për shpenzimet e funeralit, shërbimet përkujtimore dhe nevojat e menjëhershme të familjes.
“Ju lutemi, ndihmoni prindërit e Guido-s të përballojnë këtë moment të tmerrshëm. Çdo ndihmë, sado e vogël, ka vlerë të jashtëzakonshme për ta,” thuhet në apelin publik.