Letoni–Shqipëri, arbitra turq në fushë – Umut Meler kryesor, i njohur për incidentin me presidentin e Angaragucu

Ndeshja Letoni–Shqipëri, zbulohen arbitrat – në fushë një trupë nga Turqia

Të martën, më 10 qershor, do të zhvillohet ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Në prag të kësaj përballjeje, UEFA ka zyrtarizuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në fushë. Një trupë gjykuese nga Turqia është përzgjedhur për këtë takim.

Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, ndërsa ndihmës të tij Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan. Arbitër i katërt është caktuar Oguzhan Cakir.

Umut Meler është një emër i njohur në futbollin turk dhe ndërkombëtar, përfshirë një incident të bujshëm në vitin 2023, kur u godit me grusht nga presidenti i klubit Angaragucu, pas një ndeshjeje me Rizespor.

Ndeshja pritet me interes të lartë nga tifozët shqiptarë, pasi përfaqësuesja jonë synon kualifikimin në Botërorin “SHBA–Kanada–Meksikë 2026