Lëndë shpërthyese në murin e Universitetit Politeknik – Policia nis hetimet për identifikimin e autorit

Gjendet lëndë shpërthyese në murin e Universitetit Politeknik në Tiranë

Një sasi lënde piroteknike është konstatuar nga shërbimet e Policisë së Tiranës në murin rrethues të Universitetit Politeknik, më datë 7 qershor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, lënda u sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale, ndërsa janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike në zonë, me qëllim identifikimin e poseduesit të materialit të dyshimtë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore