
Euro në rënie, dollari i qëndrueshëm – Këmbimi valutor për 9 qershor 2025
Sot, më 9 qershor 2025, tregu i këmbimit valutor reflekton luhatje të lehta në kursin e monedhave të huaja ndaj lekut shqiptar. Vëmendje të veçantë merr rënia e euros, e cila mbetet nën kufirin psikologjik të 100 lekëve.
Ja kursi i këmbimit sipas tregut të mëngjesit:
- Euro: blihet me 97 lekë, shitet me 98.2 lekë
- Dollari amerikan: blihet me 84.8 lekë, shitet me 86.2 lekë
- Franga zvicerane: blihet me 103.4 lekë, shitet me 105 lekë
- Paundi britanik: blihet me 114.5 lekë, shitet me 116.2 lekë
- Dollari kanadez: blihet me 62 lekë, shitet me 63.5 lekë
Luhatjet në tregun valutor lidhen si me zhvillimet në bursat ndërkombëtare ashtu edhe me kërkesë-ofertën e brendshme për valutë, në prag të sezonit turistik.
Për qytetarët dhe bizneset që kryejnë transaksione në monedha të huaja, këshillohet që të ndjekin nga afër ndryshimet ditore për të përfituar nga kursi më i favorshëm