E rëndë në Itali: 16-vjeçari shqiptar plagoset me thikë në Vicenza, në kujdes intensiv pediatrik

E rëndë në Itali – 16-vjeçari shqiptar plagoset me thikë në Vicenza, në kujdes intensiv

Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë, të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin Vicenza, në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi pranë qendrës historike të qytetit.

I mituri u godit në gjoks dhe aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik në spitalin lokal. Sipas autoriteteve shëndetësore, ndonëse në gjendje të rëndë, jeta e tij nuk është në rrezik.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar është një tjetër i ri, ndoshta bashkëmoshatar i viktimës. Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por policia po heton edhe mbi pistën e një tentative për grabitje që degjeneroi në dhunë.

Dëshmitarë të rastësishëm njoftuan menjëherë shërbimet emergjente. Ambulanca e Suem 118 mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe i dha ndihmën e parë të plagosurit, përpara se ta transportonte drejt spitalit.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.