
Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.
I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.
Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.
Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.