Tre shqiptarë humbin jetën në Spanjë gjatë arratisjes, përplasen fatalisht me makinën e një oficeri policie në Malaga

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Malaga të Spanjës, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën pas një përplasjeje me makinën e një oficeri të Policisë Kombëtare Spanjolle. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndjekjes së tyre nga policia, pasi dyshohet se kishin tentuar të grabisnin një farmaci.

Sipas mediave spanjolle, pas dështimit të grabitjes, tre shqiptarët janë larguar me shpejtësi me një automjet, por gjatë arratisjes kanë marrë një kthesë të gabuar, duke hyrë në sens të kundërt në autostradën A-7, në drejtim të Torremolinos.

Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e një nën-oficeri 48-vjeçar të policisë, i cili nuk ishte i përfshirë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas përfundimit të turnit. Si pasojë e përplasjes së fortë, të katër personat – tre shqiptarët dhe polici spanjoll – kanë humbur jetën në vend.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të konfirmuar identitetin e viktimave shqiptare