Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 14 vjeçari humbet jetën, ra nga kati i 6-të i një pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një pallati.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës por mjekët kanë konstatuar se ai kishte humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi për ti ardhur në ndihmë.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.