I riu gjendet pa shenja jete në Pogradec, policia njoftim për vdekjen e 20-vjeçarit

Një i ri 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Rrëmenj të Pogradecit
Sipas dyshimeve paraprake të familjarëve dhe njoftimit të policisë, mendohet se i riu mund të jetë vetëvarur, por pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë shkakun përfundimtar të vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se mbi trupin e të riut, i identifikuar si G. D., 20 vjeç, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, ndërsa familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 14:40, në fshatin Rrëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.