Redi Jupi: Po krijohet terror për ndeshjen me Serbinë, 2500 forca policie – nuk duhet t’i shtrojmë tapetin e kuq, në Beograd nuk do na presin kështu

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, ish-lojtari i Kombëtares Redi Jupi ka reaguar me tone kritike ndaj mënyrës si po menaxhohet atmosfera para sfidës. I ftuar në studion e “Debat”, Jupi tha se po krijohet “terror mediatik”, duke e krahasuar klimën aktuale me atë të një ndeshjeje të luajtur në Beograd.

“Po flitet për mbi 2500 forca policore, sikur jemi në luftë. Këto masa ekstreme mund të ndikojnë negativisht edhe te lojtarët tanë. Sa më pak të flitet për to, aq më mirë për ekipin. Kontrolli për të hyrë në stadium është më i fortë sesa për të vizituar një të burgosur,” u shpreh ai.

Sipas Jupit, vendi ynë nuk duhet të shfaqet më shumë mikpritës seç duhet, sidomos kur dihet që në Serbi atmosfera për sfidën e kthimit nuk do të jetë aspak e njëjtë. Ai theksoi se përgatitja psikologjike e ekipit duhet të jetë prioritet, ndërsa vendimet e tepërta organizative nuk duhet të shihen si sukses, por si dobësi e menaxhimit të situatës.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
6 June, 08:04 | Përditësimi: 6 June, 08:04