Nën kërcënimin e shtuar nga Rusia, ministrat dhe ministret e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s janë dakordësuar për një program të pazakontë armatimi, më të madhin në disa dekada. Takimi u zhvillua në Bruksel dhe përfundoi me miratimin e një strategjie të re që synon rritjen e aftësive parandaluese dhe mbrojtëse të Aleancës në vitet e ardhshme.
Programi përcakton objektiva të qarta për çdo shtet anëtar, duke specifikuar se me çfarë kapacitetesh duhet të kontribuojë në kuadër të mbrojtjes së përbashkët. Prioritet u jepet sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi, mbrojtjes ajrore dhe forcave tokësore të lëvizshme.
Megjithatë, të dhënat e detajuara për këto plane janë klasifikuar si tepër sekrete. NATO synon që përmes kësaj strategjie të jetë një kundërshtare sa më e paparashikueshme për Rusinë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, kërkesat për kapacitetet ushtarake janë rritur me 30 për qind krahasuar me më parë.
