
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në Tiranë, gjatë një seance stërvitore të kombëtares shqiptare në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë. Seanca, e cila ishte e mbyllur për publikun, u zhvillua në fushën sportive të kompleksit të FSHF-së, nën drejtimin e trajnerit Silvinho.
Megjithatë, pavarësisht masave për ruajtjen e privatësisë, një gazetar i portalit serb “Kurir” ka arritur të depërtojë dhe të realizojë filmime të fshehta nga përgatitjet e kuqezinjve. Pamjet janë publikuar më pas online, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe respektimin e rregullave nga mediat e huaja.
Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka reaguar zyrtarisht mbi incidentin, ndërsa pritet që të merren masa për parandalimin e situatave të ngjashme në vijim. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë mbart një ndjeshmëri të veçantë dhe përgatitjet po bëhen nën vëmendje të lartë.