Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për katër shtetas në Vlorë dhe Sarandë, për vepra të ndryshme penale.
Në Vlorë, T. B., 31 vjeç, nga fshati Kaninë, po procedohet pasi në rrugën “Çamëria”, në Lungomare, aksidentoi në vendkalimin e këmbësorëve shtetasin K. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, A. Ç., 36 vjeç, u kap duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi.
Në Sarandë, B. Ç., 34 vjeç, nga Fieri, po procedohet pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje në një lokal të marrë me qira. Ndaj M. Sh., 36 vjeç, banues në Sarandë, ka bërë kallëzim ish-e dashura, me pretendimin se ai e ka përndjekur.
Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
