Lulzim Basha zhduket pa nam e pa nishan pas humbjes në zgjedhje, mbyll zyrat e partisë papritur

Pas një fushate të “zjarrtë” ku dominuan videot e tij në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka mbyllur zyrat që përdoreshi si seli qendrore e këtij subjekti politik, në rrugën “Donika Kastrioti” në Tiranë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e tij lidhur me këtë veprim, pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet e 11 majit, megjithatë mbetet për t’u parë nëse Basha do të tërhiqet përfundimisht nga politika apo “lufta” e tij për të marrë vulën e Partisë Demokratike.