I moshuari goditet nga rrufeja pranë banesës së tij në fshat, humb jetën në vend pavarësisht ndërhyrjes së familjarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e te merkures   në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, duke humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
5 Qershor, 15:28 | Përditësimi: 5 Qershor, 15:52