
Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, që do të zhvillohet në Tiranë, të premten më 6 qershor.
Në këtë kuadër do të bllokohen disa rrugë më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025.
Konkretisht:
Nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.
Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.