
Divjakë – Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Ferras, ku një 70-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij për motive të dobëta. Pas denoncimit të 33-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, shtetasit M. M., 70 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi një granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i mbante pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.