
Një zjarr ka rënë mesditën e së hënës në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë, pranë zyrës postare. Nga pamjet e shpërndara në rrjet, duket se flakët kanë përfshirë një hyrje banimi në një nga katet e ndërtesës.
Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë dhe për të hetuar rrethanat. Nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërsa banorët janë evakuuar për siguri. Policia dhe shërbimi zjarrfikës janë ende në terren për të sqaruar shkaqet dhe për të vlerësuar situatën.