Darëzezë: Hapet sezoni turistik me “Fest e Valë”, Bashkia Fier sjell muzikë, traditë dhe gara spektakolare

Bashkia Fier çeli zyrtarisht sezonin turistik në Darëzezë me një aktivitet festiv nën logon “Fest e Valë”, që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë nga i gjithë rajoni.

Ngjarja u zhvillua buzë detit, në një atmosferë plot ngjyra, ku nuk munguan aktivitetet kulturore dhe sportive. Përveç muzikës live, ekspozitave artizanale dhe ushqimeve tradicionale, vëmendje të veçantë morën gara me kuaj, një risi që elektrizoi publikun, si dhe lojëra për fëmijë dhe animacione të shumta.

Kryetari i Bashkisë Fier, në fjalën përshëndetëse, theksoi angazhimin e institucionit për të promovuar Darëzezën si një destinacion të sigurt dhe mikpritës, duke vijuar investimet në infrastrukturë dhe standarde të reja për pushuesit.

“Fest e Valë” jo vetëm çel sezonin, por edhe vendos tonin për një verë të gjallë, të sigurt dhe me shumë atraksione në bregdetin fierak