
Atentat me armë në Durrës, 36-vjeçari plagoset në makinë dhe përfundon në sallën e operacionit
Durrës, 30 maj 2025 – Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fllakës në Durrës, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa udhëtonte me makinën e tij.
I plagosuri është identifikuar si Arbër Gorgea, banues në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:00 ai është qëlluar nga persona të paidentifikuar që ndodheshin në një automjet në lëvizje, tip “Ford”. Autorët kanë hapur zjarr me armë të llojit pistoletë dhe e kanë goditur Gorgeën në krahun e majtë.
Pavarësisht plagës, Gorgea ka arritur të shkojë vetë në Komisariatin e Policisë ku ka kërkuar ndihmë dhe ka dhënë dëshminë e parë mbi ngjarjen.
Më pas, ai është shoqëruar nga efektivët drejt Urgjencës së Spitalit të Durrësit, ku ka hyrë menjëherë në sallën e operacionit. Burime mjekësore konfirmojnë se 36-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas burimeve zyrtare, motivi i atentatit dyshohet të jetë i dobët, por hetimet janë ende në vijim.