
Alarm për bombë te Hotel “Plaza” në Tiranë, policia: Ishte alarm i rremë
Tiranë, 30 maj 2025 – Policia ka përfunduar kontrollet në ambientet e Hotel “Plaza” pas një alarmi për vendosje eksplozivi, duke konfirmuar zyrtarisht se ka qenë një alarm i rremë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, kur një punonjëse e stafit të hotelit në rrugën “Abdi Toptani” njoftoi Sallën Operative të DVP Tiranë për një kërcënim të dyshuar, pas një telefonate nga një person i panjohur që pretendonte për vendosjen e një bombe në parkimin e hotelit.
Menjëherë, forcat e shumta të policisë ndërhynë në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe evakuuar personat brenda hotelit.
Pas kontrolleve të imtësishme me ndihmën e njësive anti-eksploziv, policia deklaroi se nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes, dhe se alarmi ishte i pavërtetë.
Grupi hetimor po punon për të identifikuar personin që dha njoftimin e rremë