Rusia akuzon Serbinë për furnizim armësh ndaj Ukrainës, përmend kompani të mëdha të industrisë ushtarake

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) ka akuzuar Serbinë për dërgimin e municioneve në Ukrainë, pavarësisht deklaratave për neutralitet. Në deklaratën zyrtare të SVR-së, të publikuar më 28 maj, përmenden disa kompani të njohura serbe të industrisë së mbrojtjes, si “Jugoimport SDPR”, “Krushik”, “Zenitprom” e të tjera.

Sipas SVR-së, “qindra mijëra predha dhe miliona plumba” janë dërguar në Ukrainë përmes certifikatave të rreme dhe shteteve ndërmjetëse si Polonia, Bullgaria, Çekia dhe disa vende afrikane.

Në deklaratë thuhet se Serbia ka tradhtuar lidhjet sllave për interesa ekonomike. Deri tani, autoritetet serbe dhe kompanitë e përmendura nuk kanë komentuar mbi akuzat.

Në të kaluarën, janë publikuar raportime për armë serbe që kanë përfunduar në Ukrainë, por qeveria serbe i ka mohuar kategorikisht