
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë–Qafë Kashar po vijojnë me ritme të shpejta dhe, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), do të përfundojnë brenda dhjetorit 2025.
Rruga do të jetë e kategorisë A dhe do të lejojë shpejtësi deri në 130 km/h. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve nga Durrësi drejt Tiranës është devijuar në dy korsitë e reja për të vijuar punimet në korsitë ekzistuese.
Edhe pse afati kontraktual parashikonte përfundimin në shtator 2026, ARRSH bën të ditur se projekti është përshpejtuar falë ecurisë së kënaqshme të punimeve