Policia Rrugore Fier: Masa për etapën e fundit të turit çiklistik, kufizime më 30 maj në disa akse rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore kanë hartuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së etapës së fundit të turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë.

Për realizimin e këtij aktiviteti sportiv, kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve për shmangien e lëvizjes në rrugët ku do të zhvillohet gara më 30 maj 2025, sipas orareve dhe akseve të mëposhtme:

• Autostrada Vlorë–Fier–unaza e Fierit: 10:00 – 11:15

• Rruga Fier–Savër: 10:50 – 12:00

• Savër–dalja në Levan: 11:45 – 13:00

• Rruga Levan–qendër Fier: 12:40 – 13:15

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!