Mbyllet në Fier turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, fituesi holandez Tom Jonkmans

Fier, 30 maj 2025 – Me përfundimin e etapës së pestë Vlorë–Fier, u mbyll me sukses edicioni i 82-të i Tour of Albania, një nga garat më prestigjioze të çiklizmit në rajon, e organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit (F.SH.Ç.).

Etapa e fundit, me gjatësi 117.8 km dhe një mesatare shpejtësie prej 42.535 km/h, u fitua nga çiklisti serb Jovan Divnic i skuadrës Cycling Team Pljevlja.

Fituesi absolut i Turit të Shqipërisë 2025 në renditjen e përgjithshme është holandezi Tom Jonkmans nga skuadra Wielerploeg Groot Amsterdam. Ai shkëlqeu gjatë gjithë etapave duke ruajtur konsistencën dhe avantazhin ndaj rivalëve.

Klasifikimet përfundimtare të edicionit janë si më poshtë:

  • Fituesi i etapës së 5-të: Jovan DIVNIC (Cycling Team Pljevlja, SRB)
  • Fituesi i renditjes së përgjithshme: Tom JONKMANS (Wielerploeg Groot Amsterdam, NED)
  • Renditja me pikë: Callum MACLEOD (Schils – Doltcini Rt, GBR)
  • Renditja malore: Jelle BOONSTRA (Wielerploeg Groot Amsterdam, NED)
  • Çiklisti më i mirë i ri: Gabriele DE FABRITIIS (Kombëtarja e Shqipërisë, ALB)
  • Skuadra më e mirë: Wielerploeg Groot Amsterdam

Fieri ishte mikpritësi i mbylljes së këtij eventi sportiv të rëndësishëm ndërkombëtar, duke përmbyllur me sukses një javë emocionesh, rivaliteti dhe performancash të larta sportive në rrugët shqiptare