
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit duke theksuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe ndërkombëtare për të denoncuar problematikat e procesit. Ajo bëri me dije se brenda dy javësh në Parlamentin Evropian do të mbahet një debat i posaçëm për zgjedhjet në Shqipëri.
E pyetur nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Tabaku shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë:
“Jam deputete në Parlamentin e Shqipërisë. Këto janë vendime të brendshme të Partisë Demokratike.”
Ajo shtoi se integrimi europian mbetet një forcë ndryshimi për vendin dhe duhet përdorur për të luftuar krimin dhe për të përmirësuar procesin zgjedhor