Izraeli pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi e shqyrton propozimin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar një plan të ri armëpushimi të propozuar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, sipas mediave izraelite. Netanyahu e ka komunikuar vendimin me familjarët e pengjeve që ndodhen ende në Gaza.

Ndërkohë, Hamasi ka konfirmuar marrjen e propozimit përmes ndërmjetësuesve dhe deklaron se po e shqyrton me përgjegjësi.

“Udhëheqja e Hamasit ka marrë propozimin e ri të Witkoff dhe po e studion në funksion të interesave të popullit tonë,” thuhet në deklaratën e grupit.

Qëllimi është arritja e një armëpushimi të përhershëm në Rripin e Gazës.