Gjykata i rikthen përkohësisht tarifat e Trump pas pezullimit nga gjykata tregtare

Një gjykatë apeli në SHBA ka vendosur rikthimin e tarifave të presidentit Donald Trump, vetëm një ditë pasi një gjykatë tregtare i shpalli ato të kundërligjshme.

Vendimi është i përkohshëm, ndërsa pritet një seancë e plotë dëgjimore, e kërkuar nga administrata Trump pas apelimit të bërë kundër vendimit të mëparshëm.

Gjykata tregtare në New York kishte konstatuar se presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij, duke e mbajtur tregtinë amerikane të varur nga vendime të paparashikueshme dhe duke shkaktuar kaos ekonomik. Vendimi u konsiderua si kërcënim për politikën tregtare të administratës.

Aktualisht, Trump ka vendosur tarifa gjithëpërfshirëse prej 10% ndaj shumicës së vendeve të botës, si pjesë e një strategjie për të korrigjuar deficitet tregtare të vazhdueshme të SHBA-së.

Nëse administrata humbet në apel, çështja pritet të shkojë në Gjykatën Supreme.