
Franca dhe Portugalia do të përballen në finalen e madhe të Euro U-17, turne që këtë vit po mbahet për herë të parë në Shqipëri.
Franca siguroi një vend në finale pas fitores 3-2 ndaj Belgjikës, në një ndeshje të zjarrtë të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Nga ana tjetër, Portugalia eliminoi Italinë në “Arenën Kombëtare” pas një barazimi 2-2 dhe triumfi me penallti.
Finalja do të luhet më 1 qershor, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, ku pritet një atmosferë elektrizuese.
Të dyja skuadrat finaliste kanë dalë nga Grupi A, ku bënin pjesë edhe Shqipëria dhe Skocia, duke i dhënë kështu një simbolikë të veçantë finales për të gjithë ndjekësit vendas.
Ky event madhor, i zhvilluar për herë të parë në vendin tonë, ka sjellë emocione të shumta për publikun shqiptar dhe është një arritje e rëndësishme në organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare të futbollit