
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kryeprokurorin Altin Dumani se ka mbajtur për 22 ditë pa veprim dosjen e operacionit “Ura”, me 52 urdhërarreste nga Italia.
“Nuk i ekzekutoi menjëherë, por i mbajti në xhep nga 30 prilli deri më 21 maj. Si pasojë, shumica e të dyshuarve u larguan dhe vetëm 11 u arrestuan. Asnjëri prej tyre nuk është drejtues karteli”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se përkthimi i dosjes mund të bëhej shpejt edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Më tej, Berisha foli për zgjedhjet, duke i cilësuar një farsë elektorale. Ai akuzoi qeverinë se ka shndërruar shtetin në një makineri elektorale duke përdorur administratën dhe institucionet për të shtypur pluralizmin.
Sipas tij, një rezolutë e miratuar në Valencia nga 82 parti e konfirmon këtë, duke akuzuar Edi Ramën për kapjen e drejtësisë dhe blerje votash