
Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës.
Telefonata anonime ka mbërritur te personeli i hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda
Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals.
Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.