Shpërthim pranë Burgut të Fushë Krujës/ Dyshohet se i është vendosur tritol gjeneratorit, ndodhej jashtë murit rrethues

Pak para minutash, pranë burgut të Fushë-Krujës është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Oficerë nga Policia e Tiranës kanë mbërritur në burgun e Fushë-Krujës për të verifikuar gjithçka.

Mesohet se shpërthimi ka ardhur nga gjeneratori, që besohet se më parë ka marrë flakë dhe depozita e karburantit ka plasur. Ka një numër të madh efektivësh në vendngjarje.

Zhurma është dëgjuar në zonë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Po hetohet edhe pista që gjeneratorit mund t’i jetë vendosur tritol, por këto janë vetëm dyshime paraprake. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.