Trump pezullon intervistat për vizat studentore në SHBA, ambasadat urdhërohen të ndalojnë caktimin e takimeve

Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër hap kundër studentëve të huaj: të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane janë urdhëruar të pezullojnë intervistat për aplikantët që kërkojnë vizë për studime në SHBA.

Lajmi është publikuar nga Politico, e cila citon një dokument zyrtar diplomatik të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Kjo masë prek të gjitha universitetet amerikane dhe konsiderohet si pjesë e një politike të re, më të ashpër, ndaj pranisë së studentëve të huaj.

Vendimi vjen pak ditë pas përpjekjes së Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar praninë e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, urdhër që u bllokua nga një gjykatës.

Sipas Politico, administrata po planifikon edhe masa të tjera, përfshirë kontrollin e rrjeteve sociale të aplikantëve për vizë si pjesë e vlerësimit të profilit.

Ky zhvillim vlerësohet si një kapitull i ri në përplasjen e Trump me botën akademike, që ai e konsideron të mbështetur nga e majta dhe kundër politikave të tij. Një tjetër hap në këtë drejtim është planifikimi për të anuluar kontratat federale me Harvardin, me një vlerë rreth 100 milionë dollarë

Avatar photo
Arveni Avdulaj
28 Maj, 08:05 | Përditësimi: 28 Maj, 08:05