Trump paralajmëron Putinin për Ukrainën: Po luan me zjarrin, durimit po i vjen fundi

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin, teksa Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump shkruan se Putin “po luan me zjarrin” dhe shton se durimi po soset.

“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se, po të mos isha unë, gjëra shumë të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi. Dhe kur them shumë të këqija, e kam seriozisht. Ai po luan me zjarrin!”, – deklaron Trump.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur Rusia ka ndërmarrë disa nga sulmet më të rënda me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, që prej shpërthimit të luftës në vitin 2022.

Tonet e përshkallëzuara të Trump pritet të krijojnë jehonë të madhe ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e afrimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe rolit që SHBA mund të ketë në fundin e konfliktit në Ukrainë