
Nju Jorku përgatitet për perëndimin e diellit më të bukur, Manhattanhenge.
Manhattanhenge, i njohur edhe si solstici i Manhattanit, është një fenomen i rrallë kur perëndimi i diellit përputhet në mënyrë perfekte me rrugët që shtrihen nga lindja në perëndim përgjatë Manhattanit, kryesisht në rrugët e 14-të, 23-të, 34-të, 42-të dhe 57-të.
Ky spektakël natyror ndodh dy herë në vit dhe konsiderohet një nga pamjet më të bukura në qytetin e Nju Jorkut.
Sipas Muzeut të Historisë Natyrore të Nju Jorkut, Manhattanhenge i këtij viti do të zhvillohet midis 28 majit dhe 12 korrikut. Në datën 28 maj, në orën 20:13 (sipas orës lokale), do të jetë një Manhattanhenge i pjesshëm (gjysmë dielli), ndërsa më 12 korrik në orën 20:22 do të përsëritet i njëjti fenomen. Për më tepër, Manhattanhenge i plotë (me diell të plotë) do të ndodhë më 29 maj në orën 20:23 dhe më 11 korrik në orën 20:20.
Termi “Manhattanhenge” është krijuar nga astrofizikani Neil deGrasse Tyson, i cili punon në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore. Ai e zgjodhi këtë emër si një referencë ndaj Stonehenge-it, tempullit druidik në Wiltshire, Britani të Madhe, ku gjatë solsticit të verës, disku i diellit përputhet me “gurin e thembrës” që shënon hyrjen në vend.