
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar-Prill 2025 janë regjistuar 1.277 mjete all-electric ose 56% më shumë krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Ndërsa, 32.8% e mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike.
Ecuria pozitive reflektohet edhe në faktin se, në total flota e mjeteve elektrike në prill të 2025 arriti 7.655, pra 20 % më shumë krahasuar me vitin 2024. Nga ana tjetër, përsa i përket mjeteve elektrike/hybrid plug- in, 74% e autoveturave me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë electric/ hybrid plug- in.
Këto shifra dëshmojnë një transformim në kulturën e transportit në vendin tonë dhe reflekton interesin e qytetarëve për alternativat e gjelbra të transportit.
Po kështu, tendenca pozitive e regjistimeve të mjeteve elektrike pasqyrohet edhe në impaktin ambiental, pasi ka kontribuar në uljen e emetimeve të CO2 me 10.104.600 kg CO2/vit më pak. Kjo përkthehet në 336.820 mushkëri ambientale më të pastra.
Po kështu, sipas të dhënave nga DPSHTRR, 72 % e autoveturave të regjistruara gjatë janar-prill 2025 janë Euro 5 e sipër apo më të reja, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë por dhe duke rritur sigurinë e flotës rrugore në vend.
Shqipëria po ecën drejt një tranzicioni më miqësor me mjedisin. Të dhënat tregojnë për një rritje të interesit për makina ekologjike green në vend dhe një ndërgjegjësim të shtuar nga ana e qytetarëve duke përqafuar teknologjitë e pastra në transport.