AKU mohon shitjen e mishit të derrit me salmonelë: 4.5 ton u bllokuan që në janar, lajmet janë të pavërteta

Pas raportimeve në media se mishi i derrit i kontaminuar me salmonelë po shitej në fshehtësi, ka reaguar zyrtarisht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

Në deklaratën publike, AKU i cilëson këto lajme si të pavërteta dhe alarmuese, duke sqaruar se sasia prej 4,516.75 kg fileto derri u bllokua që më 28 janar 2025, menjëherë pas konstatimit të pranisë së salmonella spp përmes analizave laboratorike.

“AKU, në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, sqaron se produkti i kontaminuar nuk ka hyrë në treg dhe është ndaluar sipas procedurave ligjore,” – thuhet në reagim.

Institucioni thekson gjithashtu se kontrollet dhe monitorimi mbi sigurinë ushqimore vijojnë rregullisht, dhe u bën thirrje mediave të verifikojnë informacionin përpara publikimit, për të mos krijuar panik të panevojshëm tek qytetarët